“Nuk mund të mbathja as çorapet shkatërrova martesën”, 38 vjeçari tregon se si humbi 100 kg për kohë rekord

“Nuk mund të mbathja as çorapet shkatërrova martesën”, 38 vjeçari tregon se si humbi 100 kg për kohë rekord

“Nuk mund të mbathja as çorapet shkatërrova martesën”, 38 vjeçari tregon se si humbi 100 kg për kohë rekord

Një inxhinier i softuerit në mbipeshë fajëson rritjen e peshës së tij si faktor kryesor për prishjen e martesës së tij

Sipas mediave të huaja, Stephen Ringo, 38 vj eç, thotë se ai u bë aq i rëndë saqë ishte në një luftë edhe për të mbathur çorapët e tij, lëre më të “performonte” në dhomën e gjumit. Dikur njeriu që peshonte rreth 180 kilogramë, përkatësisht në vitin 2016, hasi në probleme të marrëdhënieve me gruan e tij, për çka ai vendosi më në fund të rivlerësojë gjendjen e tij shëndetësore.

Dhe në vetëm dy vjet, ai ka arritur të largojë rreth 100 kilogramë. “Është e drejtë të thuhet se pesha ime e shkatërroi martesën time”, tha Stephen, nga Johnson City, Tennesee. “Ishte faktori më i madh, marrëdhëniet e mia me gruan time u përkeqësuan, ndërsa pesha ime u ngrit, unë isha në depresion dhe në atë masë, pesha ime e shtyu jetën time seksuale drejt dështimit”.

Ai tha se realitetin e hidhur e kuptoi saktësisht kur shkoi në një festë në Nju Jork, me ish-gruan e tij, në vitin 2012. “Kur jeni në Nju Jork, ka shumë ecje. Pas një ecje në Central Park, u desh të ulesha në një bankë dhe të merrja frymë, për rreth gjysmë ore. Ndjeva një dështim”.

Leave a Reply