‘Nuk jemi dele’, Florjan Binaj shpërthen pas vendimit të Ramës: Nuk i bindem urdhërave të një…

Kryeministri Rama njoftoi ditën e djeshme në një komunikim live se fundjava pa makina do të vazhdojë edhe për dy të shtuna dhe të diela e më pas do të rikthehet pas sezonit të verës. “Nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si nje moment i përjavshëm kushtuar ajrit, familjeve, të moshuarve, fëmijëve, mjedisit”, tha kryeministri.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak aktorit të njohur Florjan Binajt, i cili në postimin e fundit në Instagram shkruan se nuk do t’i bindet këtij urdhëri që i shkel të drejtat.

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele”, shkruan Florjani.

Leave a Reply