“Nuk duhet të ikje o nënë ”, mesazhet rreqethese të miqve për infermieren që humbi jetën sot në aksident

Sot një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Karriqit, ku një nga të plagosurit Marjeta Gjergji ka ndërruar jetë. Pas përplasjes së fortë ajo dhe të tjerët e lënduar nga aksidenti u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por infermierja e maternitetit të Lezhës nuk mundi të mbijetojë.

Kjo ngjarje tronditi gjithë komunitetin, familjarët, por dhe kolegët e spitalit ku punonte. Të shumta kanë qenë reagimet dhe measzhet prekëse për të.

“Ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Lezhë. Humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur, veçanërisht nëse njerëzit që na lënë, janë në lule të jetës e sidomos në rastin e koleges tonë të dashur. Fjalët janë të tepërta e dhimbja aq e madhe. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, kolegëve të Marjetës e kujtdo që pati fatin t’a njihte. U prehsh në paqe mikja jonë e mirë..mungesën tënde do e ndjejmë të gjithë sot e përgjithmonë”, shkruan Sindikata e Infermierëve Lezhë.

Adelina Pali, shoqe e viktimës përmes një postimi prekës kujton momentet që ato kanë kaluar së bashku dhe shkruan: Me vijne ne mendje kujtimet e nje femijerie sebashku, ku gjithmone Ti ishe nje shoqe e paqte dhe e bute. Asnje nga Ne nuk eshte i perjetshem ne kete bote por Ti nuk duhej te ikje kaq shpejt o nene dhe grua e mrekullueshme. Te qofte i lehte dheu dhe qofsh ne mbreterine qiellore.

Ndërkohë bashkëshorti i viktimës i cili drejtonte mjetin, ndodhet në spital në gjendje të rë rëndë, së bashku me fëmijën e mitur dhe mamanë e tij.

error: Alert: Content is protected !!