Nga heqja e orës policore tek heqja e maskës, vjen lajmi që të gjithë shqiptarët po e prisnin

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë, duke u shprehur se
numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë. Brataj dha lajmin e mirë për qytetarët shqiptarë duke thënë se
do të kemi një verë pa maska. I pyetur se kur mund të hiqet ora policore, duke iu referuar
uljes së shifrave ditore, Brataj tha se Komiteti po shqyrton mundësinë për një lirim të masave, pasi edhe vera favorizon në dobësimin e virusit. Pyetje: Ora policore kur mund të hiqet? Brataj: Po shkojmë drejt lirimit të masave se edhe vera na favorizon, edhe rritja e temperaturave.

Por jemi drejt një vlerësimi të lirimit të masave. Nuk mendohet të vendoset lloji i vaksinës për njerëzit që duan të udhëtojnë në BE. Kjo dhe të gjitha do të lirohen në mënyrë graduale, që të mos kthehemi në fazat e shtrëngimit të masave. Do të vijojë vaksinimi masiv edhe gjatë verës. Verë me vaksina, me masa, por mendoj pa maska, të paktën në ambientet jashtë

error: Alert: Content is protected !!