Nga 1 Qershori ра maѕka në ambient të haрur, lejohen edhe daѕmat

Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoninë e Veriut sot mori vendim për lehtësimin e vazhdueshëm të masave kufizuese që u ndërmorën për ballafaqim me K0VID. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se pandemia është e qetë dhe javë pas jave numri i rasteve aktive po ulet.

Komisioni ka propozuar që nga 1 qershori të hiqet mbajtja e maskave në ambiente të hapura. Por ato do të duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura, transportin publik si dhe duke u kujdesur për ruajtjen e distancës.

Hiqet ndalesa për grupime në ambiente të hapura. Në rastet kur ka grupime të më shumë njerëzve mbetet rekomandimi për të mbajtur maska mbrojtëse.
Lejohet organizimi i dasmave dhe festimeve në ambiente të hapura me maksimum 50% të kapaciteteve të ofruara në ambientet e hapura apo jo më shumë se 100 të ftuar. Numri maksimal i lejuar i të ftuarve në një tavolinë duhet të jetë 6 veta.

Lejohet që nëpër stadiume të jetë i pranishëm publiku, por jo më tepër se 30% e publikut. Ora policore mbetet në fuqi duke filluar nga ora 00 mesnatë deri në 04:00 të mëngjesit.

Për të lejuar ambientet e kateringut të marrin 6 mysafirë në një tavolinë, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera mbeten në fuqi. Gjatë kësaj dhe javës së ardhshme, Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse në bashkëpunim me organizatorët e eventeve do të punojnë për të saktësuar protokollet për mbajtjen e eventeve dhe koncerteve në ambiente të hapura, ndërsa vetëm pas datës 15 qershor, lejohet organizimi i këtyre ngjarjeve sipas protokolleve të dakorduara.

“Situata është stabile, por përvoja na ka treguar se mund të përkeqësohet shumë lehtë, nëse masat nuk respektohen siç parashikohet. Prandaj apeloj tek subjektet tregtare dhe qytetarët që t ‘ i përmbahen plotësisht rekomandimeve”, theksoi ministri Filipçe.(INA)

error: Alert: Content is protected !!