Negociatat me BE/ Rama vizitë zyrtare në Hungari dhe Bullgari, kthehet për shkarkimin e Metës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është nisur sot drejt Hungarisë për një vizitë zyrtare.

Gjithashtu kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në vendin tonë, para seancës ku do votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e Presidentit.

Vizita zyrtare e Ramës bëhet çështjen e negociatave ku me 22 qershor pritet merret vendimi për tryezën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Bullgaria eshtë shteti qe po e bllokon procesin për shkak të përplasjeve me Maqedoninë.

Ndërsa kërkesa për shkarkimin e Metës do të zhvillohet më 9 qershor në Kuvend.

Pas një muaji mbledhjesh e shqyrtimesh, Komisioni Hetimor doli në përfundim se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fushatë elektorale. Pjesë e provave të renditura në raport është edhe konkluzioni paraprak i monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga OSBE-ODIHR, për të faktuar përfshirjen e kreut të shtetit në fushatë elektorale.

Komisioni mbërriti edhe në përfundimin se presidenti përmes disa shkresave ndërhyri në punën e institucioneve të pavarura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!