Në mes të protestës për Teatrin Kombëtar, edhe këngëtarja e njohur shqiptare firmos peticionin

Në protestën e zhvilluar sot nga Aleanca për Teatrin, e cila zgjati rreth dy orë, ka qenë e pranishme edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Besa Kokëdhima.

Ajo i është bashkuar thirrjes së Aleancës, duke firmosur peticionin për të rindërtuar teatrin siç ishte, aty ku ishte. Besa Kokëdhima është vajza e biznesmenit, ish-deputetit të partisë socialiste Koço Kokëdhima, aktualisht kryetar i partisë Zgjidhja.

Koço Kokëdhima ishte i pranishëm në protestën e parë të zhvilluar nga Aleanca, më 18 maj.

Leave a Reply