“Mos na çaj b…, injorat”, Sgarbi shpërthen në ofendime ndaj gazetarit shqiptar: Bylisi është një…!

Personaliteti i njohur italian, Vittorio Sgarbi, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues, shkaktoi mjaft indinjatë në opinionin publik shqiptar, pasi në një video të shpërndarë në rrjetet sociale e cilësoi Bylisin si pjesë të qytetërimit antik grek.

Së fundmi, Sgarbi, i cili njihet edhe për miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama, jo vetëm që nuk është tërhequr nga ky pohim, por ka shpërthyer në ofendimve ndaj një gazetari, artikullin e të cilit ja kanë dërguar në WhatsApp.

Personaliteti i famshëm italian e cilëson si “injorant” gazetarin shqiptar, ndërsa sërish këmbëngul duke thënë se Iliria u pushtua nga grekët dhe Bylisi është vend grek.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ai thotë:

E KONFIRMOJ: BYLISI ISHTE NJË QYTET NË GREQINË E LASHTË QË NDODHET NË ILIRI. QË UNË THASHË QYTET ANTIK GREK IU REFEROVA CIVILIZIMIT, ARKITEKTURËS DHE JO TERRITORIT. Ç’A DONI QË TË ÇAJMË T**PET. TURP PËR TY QË NUK DI SE ILIRIA U PUSHTUA NGA GREKËT. PRA VAJZA IME DUHET TË MË TREGOJË NËSE NJË VEND ËSHTË GREK APO ILIR? ËSHTË GREK, I DASHUR GAZETAR INJORANT.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Sgarbi rrezikoi të mbytej në Palasë por u shpëtua nga vajza e tij dhe një roje bregdetare.

Mesa duket, miku i kryeministrit Rama kërkon që t’u “mësojë” shqiptarëve edhe historinë e Shqipërisë.

Sgarbi njihet gjerësisht për fjalorin e tij banal, ku bëri mjaft bujë disa muaj më parë kur përdori një fjalor tejet ofendues dhe denigrues në një studio emisioni në Itali ndaj një moderatoreje, të cilës i kërkoj falje disa ditë më pas.

Confermo: Byllis era una città dell'antica Grecia ubicata in Illiria. I resti di Byllis si trovano a nord-est di Valona, in Albania. Il giornalista albanese che ha montato una inutile polemica è solo un povero ignorante.

Posted by Vittorio Sgarbi on Monday, June 8, 2020

Leave a Reply