Mos merrni kot antibiotikë/ Përdorni këto bimë mjekësore dhe do na kujtoni, i shërojnë i nfeksionet dhe nuk ua dëmtojnë trupin

Mos merrni kot antibiotikë/ Përdorni këto bimë mjekësore dhe do na kujtoni, i shërojnë i nfeksionet dhe nuk ua dëmtojnë trupin

Ujë, Sodë, Limon – Si ta Përdorni për Stomakun dhe Reumatizmën

Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri.

Xhenxhefili: Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili përmirëson metabolizmin dhe lufton dëmin oksidues në trup. Përbërësit e tij janë shumë efikasë për të luftuar inflamacionin e dëmshëm si në rastin e kolitit, veshkave, diabetit. Shkencëtarët thonë se konsumi i 2 deri në 3 gramëve xhenxhefil pluhur në ditë në çaj apo gatime është shumë efikase për të përmirësuar reagimet anti-inflamatore të trupit.

Speci I Kuq Djegës: Ky spec përmban kapsaicinë, një substancë me aftësi të mëdha kundër inflamacionit. Speci i kuq djegës përmban shumë flavonoidë dhe ushqyes të tjerë që shënjestrojnë sëmundjet në nivel qelizor dhe shkatërrojnë radikalet e lira që shkaktojnë organizmin. Ekspertët thonë se konsumi i 30-120 mg spec djegës në ditë shërben për të korrur këto përfitime.

Kanella: Një nga përbërësit e kanellës pengon proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup. Ky përbërës njihet si cinnamaldehyde dhe është efikas kundër sëmundjeve që shkaktohen nga inflamacioni. Këto vlera janë të pranishme nëse njeriu konsumon 1-1.5 gramë kanellë në ditë. Një sasi më e madhe se kjo shkakton probleme me tretjen dhe jo vetëm.

Farat E Karafilit: Farat e karafilit përmbajnë eugenol që pengon enzimat që shkaktojnë reagime inflamatore në trup. Vaji i këtyre farave është ideal kundër inflamacionit dhe mjafton një pikë e tij për të lyer zonën e inflamuar në trup.

Sherebela: Sherebela përmban acid carnosik dhe cornosol, dy substanca që përmirësojnë metabolizmin dhe largojnë radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion në trup. Në variantin e thatë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se njeriu mund të konsumojë 300-600 mg sherebelë në ditë. Nëse keni sherebelë të freskët mund të përdorni 4 deri në 6 gramë në ditë.

Rozmarina: Rozmarina përmban përbërës të ngjashëm me sherebelën, por dallon prej saj falë acidit rosmarinik që luan efekt stabilizues në shumë suplemente farmaceutikë. Përbërësit e rozmarinës pengojnë trupin që të lëshojë reagime vetë-dëmtuese kundër inflamacionit.

Leave a Reply