Monedha ‘Dardan’: Kompania nga Kosova jep idenë se si mund të dukeshin kartëmonedhat me figurat shqiptare

Në faqen zyrtare të ‘Dardha Solutions’ në Facebook, janë publikuar disa shembuj se si mund të duket monedha kombëtare e shqiptarëve.

Kompania e cila ofron shërbime për tregun me marrëdhënie me publikun ‘Dardha Solutions’, ka prezantuar një ide se si mund të quhej monedha në Kosovë. Emri që ata i kanë vendosur është ‘Dardan’, ku mbi këtë monedhë do të ishin të vendosura figura të shquara kombëtare.

Sipas kësaj kompanie emri më i diskutuar ka qenë ‘Dardan’, ku edhe kanë prezantuar idenë se si do të dukej një kartëmonedhë.

Është Diar Kutllovci nga kjo kompani që ka dizajnuar tetë kartëmonedha, ku në to janë të vendosura fotografitë e Ibrahim Rugovës, Adem Jashari, Gjergj Kastritotit Skënderbeu, Nënë Tereza, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Shotë Galica.

Kartëmonedha më e madhe do të quhej 1000 dardan me figurën e Adem Jasharit.

Më poshtë keni postimin e plot të tyre në Facebook.

Monedha kombëtare është një ide e kahmotshme e popullit tonë.Emri më i diskutuar për këtë monedhë ka qenë…

Posted by Dardha Solutions on Saturday, May 30, 2020

Leave a Reply