Mjeku Shqiptar jep lajmin e mirë nga Italia: Ja se cfarë do të ndodhë

Ky eshte mjeku shqiptar Alban Beltoja i cili ka vite qe punon në spitalin e Lodit në Itali

dhe ai ne nje lidhje direkte për News24, ka folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi. Ne fjalen e tij mjeku tha se megjithese shifrat e fundit tregojnë se trendi është në rënie, gjithsesi njerezit duhet të tregojnë kujdes maksimal, pasi virusi ka treguar se ne shume vende ai mund të cojë në kolaps. Por kur u pyet nëse mund të rikthehet vala e dytë e keti virusi ne forme më agresive, mjeku ka thene se mund të ketë valë të dytë, por mund të jetë më e lehtë nëse zbatohet rregulli i distancimit social. Pjese nga intervista:

I tre mbeni rikthimit të koronavirusit? Mjeku Beltoja: Ne të gjithë jemi të shqetësuar, por asnjë nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Përderisa nuk e kemi këtë siguri, nuk e di nëse virusi do të ketë agr. esivitet. Koeficienti i transmetimit të sëm. undjes në Lombardi është nën shifrën 1, pra që një i sëm. urë mund të infektojë më pak se 1 person. Numri i të prekurve është i ulët dhe nuk ka raste të rënda. Në shkurt dhe në mars izolimi dhe distancimi nuk ishin të plotë, ndërsa tani kjo gjë nuk ndodh më. Në shumë vende të Italisë është shumica e popullsisë e prekur, që do të thotë se ka fituar imunitet.

Thonë se virusi nuk është larguar, OBSH thotë se mund të ketë rikthim agr. esiv të virusit, ju si mendoni? Në situatën që ndodhemi, mendoj se ardhja e stinës së ngrohtë, ku mundësia për të ndenjur jashtë është më e madhe, masat e distancimit, mbajtja e maskave, do bëjnë të mundur që të ketë një riinf. eksion, por më të lehtë.

Virusi e ka dhënë provën se mund të përhapet me shumë lehtësi dhe më të pambrojtur janë mosha e tretë. Mund të rikthehet kolapsi? Italia e provoi njëherë, nuk ka ndërmend ta provojë sërish. Për momentin distancimi është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll virusin. Nuk shikoj tjetër gjë, virusi e dha provën e tij, nëse qarkullohet lirisht, është në gjendje të shkaktojë kolaps të vërtetë.

Leave a Reply