Mjeku popullor shqiptar: “Ja si të bini 5 kg për 30 ditë”! Receta e plotë, përfitimet

Të heqësh peshën e tepërt të trupit është një sfidë që ndonjëherë bëhet mjaft e vësh tirë dhe shumica e njerëzve e humbasin durimin.

Ju po e ndiqni rregullisht dietën dhe ditë për ditë peshoheni, por nuk shihni asnjë ndryshim. Në këtë kohë, ju jeni gati të hiqni dorë.

Kjo është shumë e gabuar pasi nuk duhet asnjëherë të mendoni se pesha e tepërt ikën kaq shpejt, ndaj ju këshillojmë që më mirë të testoni peshën tuaj 1 herë në jave, sa sa 1 herë në 24 orë.

Secili prej nesh kërkon të dobësohet, por më parë duhet të kuptojmë se edhe dobësimi është një “mjeshtëri” më vete, pasi në shumicën e rasteve nëse e sforcojmë trupin, ai do të pësojë më shumë dë mtime se sa do të humbasë në peshë.

Ndonjëherë, aq shumë dukeni të mërzitur me trupat tuaj, sa kërkoni të bëheni sa më shpejt elegantë, duke e lënë veten tuaj të uritur, por kujdes! Kjo mund t’ju sjellë pro bleme, pasi do të ngadalësoni metabolizmin tuaj dhe do të shkaktoni dobësi fizike.

Një nga mjekët popullorë më të mirë në Shqipëri, Ylli Merja, këshillon se ju duhet me çdo kusht të ushqeheni rregullisht që trupit mos t’i mungojë kurrë glukoza, e cila kthehet në energji për të na mbajtur “gjallë”.

Ai shton se shumica e njerëzve që kanë kërkuar të dobësohen shumë shpejt, i kanë shkaktuar dë me trupit dhe në veçanti kanë krijuar gur në tëmth, pasi dobësimi shumë i shpejtë krijon shumë papastërti që mund të ndikojnë jo për mirë tek organet tuaja të brendshme.

Ylli Merja rekomandon që të gjithë personat që kërkojnë të humbasin në peshë, të konsumojnë të gjitha vaktet, si edhe të hanë vakte të ndërmjetshme, ku duhet theksuar se vakti më i rëndësishëm duhet të jetë mëngjesi.

Mëngjesi:
Në një pjatë shtohet 1 gotë kos, 1 lugë kafe vaj lini, 1 lugë gjelle me fara chia, 1 lugë kafe me kanellë, 1 lugë kafe me xhinxher si dhe 1 lugë kafe me mjaltë. Lihet të zbutet 5-10 minuta dhe konsumohet si mëngjes.

Një këshillë shumë e rëndësishme është që pas orës 19:00 pasdite, të mos konsumoni më asgjë. Ju mund të pini një lëng pa sheqer dhe pa gaz, ose të hani një sasi të vogël të frutave, por asnjë lloj ushqimi tjetër.

Ushqimet që duhet të hiqni dorë:
Kategorikisht nëse kërkoni të dobësoheni, ju duhet të mos konsumoni ëmbëlsirat, birra ose verë, sheqerin minimizojeni në gjysmë lugë kafe në ditë (përfshirë këtu edhe sheqer në kafe/çaj); brumërat të llojit: makarona, buka e bardhë, biskotat e gatshme, ushqimet e skuqura. Hapi tjetër për t’u dobësuar është lëvizja.

Është e rëndësishme të bëni një jetë aktive. Edhe pse ambienti i punës mund t’ju privojë, duhet të paktën 3 herë në javë të bëni 1 orë ecje. Mungesa e lëvizjes dobëson muskujt e trupit të cilët bëhen të butë.

Lëngjet që duhen konsumuar:
Konsumimi i ujit duhet të jetë 1.5-2 litra ujë në ditë. Këtu përfshihen edhe çaji apo lëngjet e frutave. Nuk duhet të konsumoni lëngje me gaz gjatë kësaj periudhe, pasi ato përmbajnë shumë sheqer.

Mund të përdorni kafe, pasi përmban acidin klorogjenik që ndihmon në shkrirjen e yndyrave nën lëkurë. Ushqimet që mund të përdorni janë mishi, veza, kosi, suprat e ndryshme, etj.

Frutat dhe perimet me fibra ndihmojnë në përthithjen më të mirë të vlerave ushqyese dhe ndihmojnë jashtëqitjen. Proteinat mund të merren nga mishi i pulës dhe peshkut, por edhe veza përmban shumë aminoacide dhe këshillohet të përdoret çdo ditë.

Këshilla shtesë për dobësim:
Lakrat përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë rënien në peshë. Hithrat, meshtekna, mustaqet e misrit, drunakuqi janë bimë të cilat largojnë ujin e tepërt në organizëm dhe ndihmojnë tretjen e yndyrnave nën lëkurë.

Nëse do të përdorni çaj për dobësim, përdoreni kështu:
Çaji për dobësim përdoret kështu: 1 paketë hidhet në 2 litra ujë që valon, lihet të ziejë 2 minuta, e të ftohet rreth 20 minuta.

Kullojeni dhe ruajeni në frigorifer çajin. Konsumohet 3 herë nga 1 gotë në ditë pas ushqimit.

Leave a Reply