Ministrja Ogerta Manastirliu jep lajmin e rëndësishëm, çfarë po ndodh në Shqipëri

Në të gjithë vendin aktualisht ka 320 raste të prekur aktivë me COV ID -19, prej të cilëve më pak se 100 janë në Tiranë.  Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja shkruan se ky është një tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila sipas saj po shkon drejt përmirësimit.

Megjithatë ministrja nënvizon se nuk duhet ulur vigjilenca për kufizuar sa më shumë përhapjen e COV ID -19.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me COV ID -19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit *Kujdes, mos e ulni vigjilincën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e COV ID -19”, shkruan ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!