Ministri Vitia thotë se edhe për Pacollin vlen rregulli 2 javë në karantinë pas kthimit nga Zvicra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se rregullat janë publike dhe zbatohet për të gjithë njëjtë, përfshirë këtu edhe për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ministria e Infrastrukturës i ka thënë sot Gazetës Express se i është thënë leje Pacollt që me avion privat të vijë në Kosovë, ndërsa për pjesën tjetër vendos Ministra e Shëndetësisë.

Ministri Vitia thotë se për Pacollt do të vlejnë rregullat e njëjta si për çdo qytetar tjetër.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia në një përgjigje për Kohën.

E, sipas rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Leave a Reply