Merkeli të hënën do të bisedojë me Kurtin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën pasdite (17.01.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./dw/

error: Alert: Content is protected !!