Mërgimtarë kujdes para se të niseni për Kosovë, lexojeni këtë lajm!

ku jetojnë për shkak të testeve kundër koronavirusit.

Gazeta inFokus ka bërë me dije se mërgimtarët kanë humbur fluturimet për shkak se i është refuzuar testi dhe nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt vendeve ku jetojnë.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara për Gazetën inFokus, ka thënë se arsyeja e mospranimit të testeve është pasi mërgimtaret nuk po i zbatojnë kërkesat e kompanive ajrore.

“Secili shtet i ka rregullat ndryshe njëri prej tjetrit, ato rregulla dhe llojet e testeve që kërkohen prej atyre shteteve do të thotë i kërkon edhe kompanitë ajrore. Aeroporti vetëm shërbime jep.

Testet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e kompanive ajrore, në rast se nuk e kanë dokumentacionin në rregull apo testet që kërkohet atëherë ju refuzohet udhëtimi”, ka thënë zëdhënësja e aeroportit.

error: Alert: Content is protected !!