Media shqiptare në Zi/ Ndahet nga jeta Gazetari i njohur shqiptar, na këputi shpirtin

Media shqiptare është sot në zi pas ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur dhe publicistit Ymer Minxhozi.

Ai u nda nga jeta sot në moshën 91-vjeçare në banesën e tij.

Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me esse, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”. /korrieri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!