“Media Amerikane: Merkel ndali ish presidentin Thaçin për shkëmbim të territoreve!”

“Mediumi i madh amerikan me bazë në New York “Bloomberg” në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA’së dhe Rusisë, që të vazhdojnë ndikimin në këtë rajon. SHBA’ja përmes Kosovës, ndërkohë Rusia përmes Serbisë.

Në këtë shkrim gjithashtu përmenden edhe problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe ndërlidhjen që zhvillime të tilla kanë me dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që po vazhdon ta mbaj të trazuar Ballkanin.

Kjo nuk iu lë rrugë tjetër Kosovës dhe Serbisë, përveç se të shpresojnë tek SHBA’ja dhe Rusia”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg.

Ndërkohë përmendet edhe përfshirja e Gjermanisë, konkretisht kancelares, Angela Merkel në këto bisedime.

Gazeta me bazë në New York thotë se Merkel ka qenë një prej liderëve që është treguar e kujdesshme me idenë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve, duke ngadalësuar kështu në mënyrë efektive diskutime të tilla.

“Shqetësimi i saj, ndryshe nga të tjerët, ishte se një ide e tillë do të rihapte plagët e luftës, dhe jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe fqinjë të tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg.

Ndërkohë si një problem tjetër i cili po cenon sigurinë në Ballkanin Perëndimor, gazeta e përmend Rusinë e Valdimir Putinit, të cilën shumica e njohësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor e fajësojnë për tendencën që të mbajë këtë rajon të trazuar.

Qëndrimin e Albin Kurtit për Putinin/

“Idoli i Putniti është Stalini. Ai dëshiron të mendojë se ka dinakërinë e Stalinit, dhe është duke financuar lëvizjet fashiste nëpër gjithë Evropën, duke e bërë kështu atë rrezikun më të madh sot”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.

Ndërkohë për Vuçiqin, ekspertë në Serbi thonë se po tregohet i kujdesshëm, dhe se po provon që të largohet ngadalë nga Rusia.

Ndër të tjera në këtë shkrim është potencuar edhe çështja e emërimit të Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

“Roli i SHBA’së në rajon është gjithnjë e më i pasigurt, edhe pas emërimit të Matthew Palmer, si i dërguar special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor.

Tani për tani zyrtarët në Prishtinë thonë se diplomatët amerikanë në terren shprehin mbështetje”, thuhet tutje në shkrim.

Lidhur me këtë çështje, përmendet edhe shqetësimi i liderëve në Kosovës, për mos përputhjen e politikës së Departamentit të Shtetit me atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

error: Alert: Content is protected !!