Mbyllet spitali Covid 2, Manastirliu: Po kthehemi në normalitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se prej ditës së sotme Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetit, duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19.

“Nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke iu dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera. Prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe deri sot puna nuk ka ndalur në spitalin tuaj për të trajtuar pacientët me Covid-19. Janë rreth 60 pacientë që janë trajtuar në këtë spital dhe unë dua t’ju falenderoj për gjithë angazhimin, punën e mjekëve infermierëve, të gjithë stafeve mjekësore dhe një falenderim të veçantë për shërbimin e reanimacionit, që ka trajtuar pacientë të sëmurë rëndë dhe sigurisht me dedikim edhe sakrificë maksimale, me profesionalizëm ia ka dalë për të përballuar këtë sëmundje, që për të thënë të vërtetën, ishte e vështirë”, tha Manastirliu. Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit”, tha Manastirliu.

Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili nga sot nuk do të jetë më spital COVID dhe të gjitha rastet e të prekurve nga COVID19 po trajtohen në spitalin infektiv. Plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale, duke vendosur qytetarin në qendër të të gjithë shërbimeve tona të kujdesit shëndetësor. Mirënjohje të gjithë stafit mjekësor për punën dhe përkushtimin!#BASHKË

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, May 18, 2020

Leave a Reply