Ligji i Ri / kush ka kaq para mund të bëhet me pasaporte europiane

Atij që investon 250 mijë euro për nëj imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian.

Biznesi me “Golden Visa Programm” po përjeton bum. Kërkesa vjen kryesisht nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”, Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë.

Kësaj ftese i përgjigjen më kënaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë e uro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë.

Leave a Reply