Lëngu i patates, një mrekulli për shëndetin tuaj

Lëngu i patates, një mrekulli për shëndetin tuaj

Lëngu i patates, një mrekulli për shëndetin tuaj

Nga kuzhina e deri tek përdorimet kozmetike të patates, duket se kjo e fundit është një minierë mineralesh vitaminash nga të cilat mund të përfitojmë në shumë mënyra.

Lëngu i patates së pagatuar mund t’ju ndihmojë me probleme të ndryshme shëndetësore të tilla si diabeti, hipertensioni dhe madje mund të ulni rrezikun e shumimit të qelizave kancerogjene.Përfitimet shëndetësore të lëngut të patates:

Parandalimi i shumimit të qelizave kancerogjene- Megjithëse nuk është provuar shkencërisht, po bëhen jo pak hulumtumi laboratorike për të vërtetuar nëse lëngu i patates ndihmon në luftimin e kancerit të zorrës së trashë duke penguar qelizat e kancerit që të dëmtojnë qelizat e tjera të shëndetshme

Shëndeti i zemrës- Lëngu i patates parandalon bllokimin e arterieve dhe vjen me jo pak përfitime shëndetësore për zemrën. Gjithashtu, konsumi i një filxhani me lëng patateje mund të ndihmojë për lehtësimin e urthit.

Përmirëson funksionet e aparatit tretës- Lëngu i patateve favorizon shumëzimin e baktereve të dobishme për traktin e tretjes. Pini së paku 1 gotë me lëng të freskët të patates çdo ditë.

Leave a Reply