Gjermani po kërkon të ndryshojë rregullat për punë/ Mund të punohet vetëm 4 ditë në javë dhe paga do jetë…

LAJMEGjermani po kërkon të ndryshojë rregullat për punë/ Mund të punohet vetëm 4 ditë në javë dhe paga do jetë…

LAJMEGjermani po kërkon të ndryshojë rregullat për punë/ Mund të punohet vetëm 4 ditë në javë dhe paga do jetë…

Prandaj, IG Metall, sindikata më e madhe në Gjermani, po kërkon mënyra të reja që anëtarët e saj të mund të përfitojnë nga punëdhënësit. Më 15 gusht, shefi i saj, Jörg Hofmann, tha për gazetën “Süddeutsche Zeitung” se do të nxiste firmat të miratonin një javë pune 4-ditore, shkruan “The Economist”.

Por punëtorët gjermanë nuk duhet të bëjnë ende plane pushimi për të premten. Punëdhënësit nuk janë përgjigjur – por ka të ngjarë që të kundërshtojnë. Megjithatë, kërkesa e zotit Hofmann përpara bisedimeve për negociata kolektive më vonë këtë vit, tregon për nisjen e një faze të re në marrëdhëniet e punës në Evropë, dhe kulmimin e dekadave të presionit për shkurtimin e orëve të punës.

Koha e IG Metall nuk është e rastësishme. Anëtarët e saj ranë dakord të hiqnin dorë nga rritja e pagave në krizën e Covid-19. Rreth 6 milionë gjermanë aktualisht marrin pjesë në skemën e përfitimeve të papunësisë Kurzarbeit, vlerëson grupi i ekspertëve IFO. Skema 12-mujore tani duket se do të shtrihet në 24 muaj. Hubertus Heil, ministri gjerman i Punës, tha se orari i shkurtuar i punës, dhe një pagë e shkurtuar, mund të ishte “një masë e përshtatshme”. Shtesat nga shteti për pagat e punonjësve që punojnë katër ditë në javë mund të përfshihen si pjesë e masës.

Leave a Reply