Lajm i madh vjen për Kosovën nga çika e Jusuf Gervallës “Donika“

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është duke raportuar sot para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ajo nga kryetari i Komisionit, Haki Abazi, është pyetur për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ministrja Gërvalla ka thënë se kjo çështje është duke u rishikuar.

“Ekziston mirëkuptimi me Malin e Zi dhe është vetëm çështje formale pjesa e ratifikimit nga ana jonë. E kemi në rishikim që të shohim të gjitha rrethanat dhe jo vetëm përmbajtjen por të gjitha rrethanat anësore”, deklaroi Gërvalla, shkruan Reporteri.net.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Gërvalla ka folur edhe për projektligjin për shërbimin e jashtëm.

“Është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për avancim të mëtejmë të shërbimit të jashtëm. Me hartimin e këtij projektligji do të bëhen reforma lidhur me shërbimin e jashtëm të Kosovës”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se ky projektligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm profesional.

“Projektligji përcakton edhe ndryshimet thelbësore në strukturën e brendshme organizative të MPJD-së. Ky ligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm profesional…”, u shpreh Gërvalla.

Gërvalla theksoi se afati i paraparë për dërgim dhe miratim në qeveri të këtij projektligji

error: Alert: Content is protected !!