Lajm i madh / Del pasaporta COVID edhe në Shqipëri që ju lejon për të udhëtuar boten, si ta merrni tek portali e-Albania

Ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta, autoritetet në Shqipëri kanë nxjerrë edhe “pasaportën covid”

Tashmë, të gjithë shqiptarët që kanë marrë dy dozat e vaksinave, do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta të gjelbërta.

Dokumenti mund të shkarkohet lehtësisht nga portali shtetëror e-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të udhëtojë lirshëm.

Gjithsesi duhet thënë se praktikat e udhëtimit do varen nga kushtet që vendosin vetë shtetet.

Mënyra e aplikimit:

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”;

Klikoni butonin “Përdor”;

Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”;

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Kostot

Pa pagesë

Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!