LAJM FANTASTIK/ Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë për në BE

Holanda renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Qeveria holandeze është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe disa fusha të tjera. Të dhënat e deritanishme tregojnë progres, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues.

Po ashtu kërkohet forcimi i institucioneve, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa thuhet se duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

Në deklaratën që ‘Top Channel’ disponon thuhet se progres është bërë, por lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda.

Sakaq theksohet se qeveria holandeze do të vazhdojë të sigurojë që sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut të mbeten thelbësore në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Qeveria holandeze miraton konkluzionin e Komisionit se Shqipëria tashmë ka bërë përparim në kushtet që i ishin vënë, por kjo nuk do të thotë që vendi ynë së shpejti mund të anëtarësohet në BE.

error: Alert: Content is protected !!