Labi u ndërton shtëpi familjes shqiptare që humbën vajzën nga sëmundja e ligë: Ato që kishin i harxhuar për t’i shpëtuar jetën

Fondacioni i Labinot Tahirit ka bërë me shtëpi të re, familjen e Floriana Musliut e cila ndërroi jetë pasi nuk mundi ta tojë betejën me kan’cerin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes fotograve të ndara në rrjetet sociale. Ai tha se bashkë me donatorët, kanë vendosur që familja e të ndjerës të mos paguajë qera por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re.

“Mirëdita vllezer e motra! Super lajm. Familja e Floriana Musliut, behet me banesë të re.

Tani, kur në Kosovë kemi lajme jo të mira, ne duam të ju japim lajmin e mirē për familjen Musliu, e cila pas v de kjes se vajzes Florianës që ndrroi jetë nga kan ceri ishin jashtzakonisht të merzitur dhe të stërlodhur nga shpenzimet që paten për tu munduar me e shpetua Florianen!

Ne si fondacion, me donatorët tanë që dua ti falenderojë përzemêrsisht, vendosem që më familjen mos ta lëm me pagua (qera) por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re! Urime e ta gëzoni prindër të Floriana Musliut!”, ka shkruar Labi.

error: Alert: Content is protected !!