Kushtojnë sa qimet e kokës/ Boronicat nuk keni pse t’i blini, ja si t’i rrisni në ballkonin e shtëpisë

Kushtojnë sa qimet e kokës/ Boronicat nuk keni pse t’i blini, ja si t’i rrisni në ballkonin e shtëpisë

Kushtojnë sa qimet e kokës/ Boronicat nuk keni pse t’i blini, ja si t’i rrisni në ballkonin e shtëpisë

Boronica është një frut i madhërishëm që rritet kryesisht në vendet me klimë të freskët, siç është Shqipëria. Boronicat janë një frut që gjenden me vështirësi dhe janë përgjithësisht të shtrenjta, sidomos kur janë të freskëta.Ndaj, AgroWeb.org dëshiron t’ju japë disa këshilla mbi mënyrat se si mund të kultiovoni boronica.

Boronicat e freskëta janë një nga frutat më të mira të shportës shqiptare të frutave e megjithatë ato rrallë rriten në kopshte apo hapësira private qytetase.

Nëse në zonën ku jetoni rritet lehtësisht lulja e azaleas, atëherë është e sigurt që edhe boronica do të rritet sepse të dyja i përkasin të njëjtës familje botanike, asaj të Ericaceae.

Me klimën që ka Shqipëria, boronicat e kultivuara rriten lehtësisht. Nga kërkimet e AgroWeb.org rezulton se boronicat tashmë po kultivohen gjerësisht edhe nga fermerët në Shqipëri dhe Kosovë, pasi kërkesat e tregut janë të mëdha dhe nuk mbulohen dot vetëm nga mbledhja e boronicave të egra.

Pothuajse të gjitha fidanishtet apo pikat e tregtimit të luleve me shumicë në Shqipëri dhe Kosovë kanë fidanë të boronicave të cilat mund të përdoren për të realizuar mbjelljen e dëshiruar.

Bima e boronicës çel lule shumë të bukura dhe gjethe me ngjyrë të çelët. Vetë bima mund të përdoret edhe për dekorim të kopshteve tuaja apo tarracave të ndërtesave ku banoni.

Të gjitha bimët rriten deri në më pak se dy metra, gjë që i bën ato ideale sidomos për hapësirat e vogla.

Leave a Reply