Koro.navirusi/ Rritet numri i fataliteteve në Itali në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit 111 persona kanë humbur jetën dhe 416 raste pozitive me Covid-19 në Itali. Dje ishin 87 víktima. Deri më tani numri i víktimave që prej fillimisht të pandemisë ka arritur në 33,340, ndërsa numri i të infektuarve 232,664.

Persona aktualë pozitiv me Covid 19 janë reduktuar në 43,691. Numri i pacientëve të shëruar deri më sot nga koronavirusi është rritur në 155,633 e në 24 orët e fundit janë 2789 të shëruar më shumë.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve me Covid është aktualisht 6680 e në terapi intesive po kurohen 450 pacientë.

Mjaft rajone në jug të vendit regjistrojnë zero raste pozitive në 24 orët e fundit..



Leave a Reply