Komuniteti Shqiptar në Selanik: Do nd ezim protesta në mbarë Greqinë për situatën në Kakavijë

Komuniteti Shqiptar në Selanik: Do nd ezim protesta në mbarë Greqinë për situatën në Kakavijë

Komuniteti Shqiptar në Selanik: Do nd ezim protesta në mbarë Greqinë për situatën në Kakavijë

Pas situatës së rëndë që po kalojnë mijëra shqiptarë në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe pas humbjes ak sidentale të jetës së fëmijës 10 vjeç që priste në radhët e gjata me familjen, ka reaguar Komuniteti Shqiptar i Selanikut.

Duke ngushëlluar familjen nga Lezha të fëmijës së aksidentuar, Komuniteti Shqiptar i Selanikut njofton se, do të ndërmarrë protesta në Selanik dhe mbarë Greqinë.
Njëherësh, i kërkon Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe autoriteteve tona, masa të menjëhershme, që kjo situatë të marrë fund sa më parë.

“KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT

D e k l a r a t ë

Duke i shprehur ndjenjat më të thella ngushëlluese familjes se vogëlushit S. N. që humbi jetën aksidentalisht në Kakavijë, Komuniteti Shqiptar i Selanikut deklaron:

Kërkojmë zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe konkretisht nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ministri i Diasporës, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë të informojnë publikun për masat e marra në përballimin e situatave të paralajmëruara dhe të pritshme për shkak te COV-19 në pikat kufitare me Greqinë.
Kërkojmë të informohemi për hapat e ndërmarra nga përfaqësitë tona diplomatike ne Athinë, Selanik dhe Janinë në ndihmë të qytetareve shqiptarë. Roli i përfaqësive diplomatike nuk është ai i Zyrave të Gjendjeve Civile, dhe në formën e tyre me të keqe.
U kërkojmë edhe një herë qytetarëve shqiptarë që të shmangin lëvizjet për në Shqipëri në këtë periudhë kritike të koronavirusit.

Diaspora shqiptare, dhe veçanërisht ajo në Greqi, ka arritur gjithshka me sakrificat e saj dhe nuk duhet të lejojë të abuzohet me të nga askush, për arsye politike, gjeopolitike apo korruptive.

Në kushtet e paaftësisë totale të or ganeve tona shtetërore dhe diplomatike në përmbushjen përgjegjësive të tyre Kushtetuese, Komuniteti Shqiptar i Selanikut paralajmëron se do ndërmarrë protesta ligjore dhe qytetare në mbrojtje të dinjitetit njerëzor të diasporës shqiptare në Selanik dhe gjithë Greqinë.
Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen për zgjidhjen e problemeve tona jetësore.

KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT

15 gusht 2020″.

Leave a Reply