Kjo menyre qe ju flini po ju shkakton plakjen e parakohshme, mesojeni sa jeni ne kohe

Gjatë ditës, lëkura e fytyrës rëndohet jo vetëm nga makijazhi por edhe nga shtresa të tëra ndotësish qe gjenden ne mjdesi. Ato mbyllin poret, përshpejtojnë plakjen, gjithashtu e thajnë dhe lëkurën. Fjetja përmbys dhe në anë ka pasoja në trup dhe lëkurë. Fjetja përmbys shkakton jo vetëm shenja por edhe rrudha në fytyrë. Kjo gjë ndodh sepse fytyra është në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, duke shkaktuar vijëzime të lëkurës.

Edhe pse procesi i plakjes është i pashmangshëm, është e sigurt të thuash se pjesa më e madhe e jona do të donin të plakeshin sa më vonë të jetë e mundur. Mund të mendoni se një gjumë i rehatshëm, vendosja e kremit kundër diellit dhe vendosja e një kremi kundër plakjes para se të flesh është i mjaftueshëm. Po sikur të zbuloni se mënyra si flini ose regjimi juaj për kujdesin e lëkurës gjatë natës vetëm sapo e përshpejton procesin e plakjes?
Ja cilat janë disa zakone të përditshme që po na shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Shfletoni galerinë…

Fjetja me fytyrë
“Fiton graviteti kur flemë me fytyrë”. Pasojat janë të menjëhershme – ënjtje dhe skuqje të syve. Me kalimin e kohës, fjetja me fytyrë çon në shfaqje të rrudhave dhe humbje të kolagjenit. Këshilla e ekspertëve? Nëse nuk doni që të plakeni shpejtë, mos flini me fytyrë. Mësojeni veten që të flini në njërën anë.

Moslarja e fytyrës
Nuk është e pazakonshme për gratë që të harrojnë të heqin grimin para se të flenë, megjithatë është një hap që nuk duhet ta harroni. Larja e fytyrës para se të flini është e nevojshme për të hequr të gjitha papastërtitë, djersën dhe grimin e ditës.

Grimi dhe djersa shkaktojnë bllokim të poreve dhe shfaqje të puçrrave. Pastrojeni mirë fytyrën para se të flini dhe jepini mundësi që të rigjenerohet gjatë natës.
Përdorimi i shumë produkteve për kujdesin ndaj lëkurës

Nëse përdorni një sërë produktesh të ndryshme për kujdesin ndaj lëkurës dhe nuk e dini se për çfarë ekzaktësisht është ai produkt, atëherë vetëm sa po e dëmtoni lëkurën.

Për shembull: Produktet që përmbajnë retinol janë përdorur për të parandaluar rrudhat, por kur bashkohen me produkte me peroksid benzoil për të luftuar aknet, mund të shkaktojnë tharje dhe acarim të lëkurës, duke i bërë më të dukshme rrudhat. Prandaj përdorni produkte me të cilat jeni të familjarizuar dhe funksionojnë për çdo lloj lëkure.

Moskonsumimi mjaftueshëm i ujit
Hidratimi është i rëndësishëm si brenda organizmit ashtu edhe jashtë. Ai është një komponent i rëndësishëm për lëkurën dhe shtresat nën të. Dehidratimi çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit. Prandaj pini të paktën 6 gota me ujë në ditë.

error: Alert: Content is protected !!