Kjo komunë shqiptare vendos që mësimi nga 1 shtatori të nis në shkolla, pavarësisht pandemisë

Kjo komunë në Kosovë vendos që mësimi nga 1 shtatori të nis në shkolla, pavarësisht pandemisë

Kjo komunë në Kosovë vendos që mësimi nga 1 shtatori të nis në shkolla, pavarësisht pandemisë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se mësimin do ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator.

Në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, Berisha ka theksuar se bazuar në vendimin e Qeverisë, iu përket komunave që të vendosin rreth procesit mësimor. Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë dhe se mësimi do të zhvillohet me orar të shkurtuar dhe pa pushim

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, njoftoi të pranishmit se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që komunat janë kompetente për vlerësimin e mundësisë së fillimit të vitit të ri shkollor, ne si komunë, tha ai ‘kemi vendosur që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator 2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës. “Janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillohet sipas modaliteteve të përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit. Muaji shtator dhe tetor sigurisht se do të jenë më të vështirë derisa të normalizohet procesi”, u tha më tej.

Leave a Reply