Kjo do të jetë ministrja e re e Kulturës

Kjo do të jetë ministrja e re e Kulturës

Kjo do të jetë ministrja e re e Kulturës

LSDM pas një kohe të gjatë, sërish rikthen resorin ministror të kulturës, kurse ministre e re pritet të kandidohet aktorja Sanja Ristevska. Sipas Tv Telma, ministër për transport dhe lidhje pritet të propozohet Zoran Kitanov, drejtor i deritanishëm i Agjencisë së Rrugëve, kurse për ministër arsimi Damjan Mançevski, i cili deri tani ishte ministër për shoqëri informatike, resor që tani e merr BDI.

Sipas Telma, për postin e ministrit të shoqërisë informatike BDI pritet ta propozojë Shirete Elezin nga Gostivari, ose ndonjë kuadër tjetër partiak. Nuk dihet kush do të jetë ministër i drejtësisë, pasi ministresha e deritanishme, Renata Deskovska, paralajmëroi kthim në fakultet si profesoreshë.

Nëse propozimet kalojnë filtrat partiake, mandatari Zoran Zaev pritet ta dorëzojë menjëherë në qeveri propozim-përbërjen dhe programin qeveritar, kurse deri në fund të javës së ardhshme pritet të votohet qeveria e re me 62 vota, të koalicionit LSDM-Besa, BDI dhe PDSH.

Leave a Reply