KFC-ja thirrje konsumatorëve që të ndalojnë…

KFC-ja thirrje konsumatorëve që të ndalojnë…

KFC-ja thirrje konsumatorëve që të ndalojnë…

Kentury Fried Chicken (KFC), po e ndalon përkohësisht sloganin e reklamës “gishtat me i lëpi”, duke e quajtur atë të papërshtatshme për shkak të situatës me COVID-19, ku higjiena personale është bërë prioritet që të mbrohemi nga virusi, raporton Reuters.

Vendimi erdhi në kohën kur maskat dhe larja e duarve janë bërë të obligueshme, teksa zyrtarët shëndetësor rekomandojnë njerëzit që të mos e prekin fytyrën. KFC tha se ky slogan “nuk tingëllon mirë”, të paktën jo në një situatë pandemike. Rrjeti i restoranteve ka shfaqur një video në Britani të Madhe dhe Irlandë, duke treguar disa lloje të ushqimeve, por duke e fshehur sloganin. Reklama përfundon me thënien: “Atë që e themi gjithmonë? Injorojeni, tani për tani”.

Kjo lëvizje erdhi pasi ky rrjet e ndaloi një reklamë, në të cilën shfaqen njerëzit duke ngrënë ushqimin e tyre dhe duke lëpirë gishtat. Kjo reklamë, që u shfaq në muajin mars, u kritikua në rrjetet sociale, si promovues i sjelljes që mund t’i rrezikojë njerëzit nga COVID-19 dhe mori 150 ankesa në Autoritetin e Standardeve të Reklamimit.

Leave a Reply