Këngëtarja Tuna i jep premtimin e papritur ‘Ovës’, ja çfarë i bashkon të dyja artistet

Aktorja turke, Nisa Sofiya, e cila u bë e njohur në Shqipëri me rolin e Ovës në filmin ‘Mrekullia në qelinë 7’ duket se është një fanse e këngëtares së njohur shqiptare, Altuna Sejdi.

‘Ova’ ka publikuar një foto të sajën në Instagram dhe në sfond ka vënë këngët e Tunës me Ylli Limanin, ‘A don hala’, ku tregon se e pëlqen.

Nga ana tjetër, Tuna e ka ripostuar dhe e lumtur i ka premtuar vogëlushes se nëse takohen do i këndojë gjithë albumin.

‘Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin’, shkruan Tuna.

Leave a Reply