Kadaj-Bujupi është e gatshme të shkojë në burg nëse nuk korrigjohet demarkacioni me Malin e Zi

Deputetja e AAK’sw, Donika Kadaj-Bujupi i është rikthyer temës së demarkacionit duke shpresuar se Kosova do ta kthejë tokën me korrektim të marrëveshjes.

Kadaj-Bujupi në Dukagjini ka bërë një zotim publik në raport me demarkacionin.

Lexo Edhe:
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion që mbron Kushtetutën, ajo arsyeton Thaçin
“Nëse nuk korrigjohet demarkacioni unë publikisht do të kërkojë që të gjithë ne që e kemi votuar demarkacionin të ndëshkohemi dhe ndiqemi penalisht për falje eventuale të tokës në Çakorr e Zhleb”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së thotë se personalisht do të merr përgjegjësi morale e politike nëse nuk korrigjohet demarkacioni.

“Unë besoj se do të korrigjohet pasi ka vullnet nga të dyja palët për një gjë të tillë”.

Kadaj-Bujupi thotë se është e gatshme të shkojë në burg nëse konstatohet se është bërë lëshim me rastin e demarkacionit.

“Në momentin që konfirmohet se nuk ka korrigjim dhe Kosova humb territor kjo është vepër penale. Nëse ne kemi bërë vepër penale duke shkelur sovranitetin e shtetit shkojmë në burg…Mendoj se nuk duhet të falim asnjë metër tokë me demarkacionin”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.

Leave a Reply