Ju lutem, më liro, nuk marr dot frymë”. Polici i kishte vënë këmbën në qafë, ndërron jetë qytetari (Video)

Një njeri ka vd.ekur dje në Minneapolis, SHBA pasi mbahej me fytyrë në tokë nga polici që po e arr.estonte, megjithëse ul.ërinte nga dhi.mbjet dhe paralajmëroi se nuk merrte dot frymë. Një video sho.kuese tregon momentin tr.agjik kur polici i Minneapolis e mbante përtokë afro-amerikanin me një nga gjunjët e tij, disa momente para se ai të humbiste ndjenjat e të vd.iste.

Pamjet e rë.nda u morën nga një kalimtare e cila po bashkëpunon me hetimet e FBI mbi incidentin e rëndë. Policia e Minneapolis konfirmoi vd.ekjen e të arr.estuarit, duke thënë se dy oficerët kishin reaguar ndaj një falsifikimi në progres.

V.iktima ende nuk është identifikuar por raportohet se u dërgua me ambulancë në spitalin e Hennepin County ku vd.iq pak më vonë. Kalimtarja Darnella Frazier shpërndau videon tro.nditëse të incidentit në Facebook ku njeriu i duket i ngulur përtokë me forcë nga policët për më shumë se gjashtë minuta, megjithse u lu.tet ta lënë të lirë.

“Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë”, dëgjohet që u lu.tet policëve njeriu pa veshje në pjesën e sipërme të trupit. Shumë dëshmitarë dëgjohen më tej që debatojnë me policët për përdorimin e fo.rcës së ekzagjeruar.

Një ambulancë vjen më pas dhe policia vendos trupin e palëvizshëm të burrit në barrelë.
Një kalimtar mashkull thotë: “Ti sapo e vr.ave atë njeri”.Video ka shkaktuar zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe eshte shperndare 7,000 herë.

Leave a Reply