Joe Biden përmend Kosovën para ushtarëve amerikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u është adresuar pjesëtarëve të ushtrisë dhe familjarëve të tyre në bazën ushtarake Langley-Eustis në Hampton të Virxhinias.
Ndërsa ushtrinë amerikane e quajti shtyllë kurrizore për vendin, Bideni ka përmendur edhe Kosovën si vendin ku djali i tij pati shërbyer.

“Megjithëse djali ynë Beau ishte Prokuror i Përgjithshëm i shtetit të Delaware, kishte kaluar nëntë muaj në Kosovë duke u përpjekur – si ndihmës avokat i SHBA-së – të vendoste sistemin e tyre të drejtësisë penale. Dhe mund të them se unë do të mburrem me të pak – ai është i vetmi i huaj që i është ngritur një përkujtimore lufte në Kosovë, pikërisht poshtë Kampit Bondsteel. Ai ishte shumë krenar”, ka thënë Biden.

Bideni ka vazhduar rrugëtimin e Beaut derisa tha se “ai i ishte ekspozuar një virusi kur ishte në Kosovë dhe në Turqi si civil dhe u kthye me një problem”.

Ai u ka thënë ushtarëve se e meritojnë respektin e të tjerëve dhe se meritojnë më shumë, ndërsa ka falënderuar ata për shërbimin e tyre për vendin.

“Ne Bidenët jemi krenarë që kemi familjarë në ushtri. Shërbimi i djalit tonë Beaut ka qenë në mesin e të arriturave, për të cilat ishte më së shumti krenar”, ka thënë Biden.

Bideni ka mbajtur fjalim para pjesëtarëve të ushtrisë disa ditë para “Ditës së Përkujtimit”, e cila shënohet të hënën e fundit të muajit maj në përkujtim të të gjithë atyre që vdiqën sa ishin në shërbim të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!