‘Jetë të lumtur’, Rudina pozon me fustan të bardhë duke puthur Markun, komentuesit i urojnë celebrimin

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tashmë janë një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe çdo foto e re e tyre tërheq vëmendjen. Kështu ka ndodhur edhe me foton e tyre më të fundit nga seti i ri fotografik.

Rudina shfaqet duke i dhuruar një puthje Markut dhe shkruan se ai është me fat. Moderatorja është veshur me një fustan të bardhë dhe duket shumë elegante.

Kjo foto ka bërë që komentuesit ta urojnë çiftin për celebrimin, por Rudina ka sqaruar se ata nuk janë martuar ende.

“Urime çifti, u celebruat? Jetë të lumtur”, shkruan një komentues. “Jo, jo akoma”, i përgjigjet Rudina.

Leave a Reply