Jeta e tij ndryshoi kur djaloshi mësoi sekretin për prindërit që e adoptuan

Imagjinoni sikur të gjithë rreth jush të kenë një sekret, përveç teje. “Zbulova se gjithcka që dija rreth vetës sime ishte një gënjeshtër”. Këto ishin fjalët e Steve Lickteig, një djalosh i braktisur e më pas i adoptuar, i cili shpresonte se një ditë do të mësonte të vërtetën rreth prindërve të tij biologjik. Por, kur mësoi të vërtetën, ajo erdhi me disa sekrete të familjes që ndryshoi jetën e të gjithë atyre.

Duke jetuar një gënjeshtër
Jeta e Steve Lickteig filloi në vitet e herëshme të 70tave, por storja e vërtetë e jetës së tij morri disa vite që të shpalosej e gjitha. Në vitet e herëshme të jetës së tij, ai vetëm e dinte se ishte fëmija më i ri i dy prindërve, Mary Jane dhe Don Lickteig dhe vazhdoi jetën me tetë motra e vëllezër.

Steve dhe familja e tij jetonin në një ferm të vogël në Emporia, Kansas. Kujtimet e tij të fëmijërisë ishin vetja e tij duke luajtur me motrat dhe vëllezërit dhe mbante mend babanë e tij duke punuar në fermën që ata e kishin.

Si çdo fëmijë tjetër edhe Steve po jetone një jetë komplet normale në një provincë, por kjo pas pak viteve u ndryshua rrënjësishtë – deri në pikën ku ai nuk e dinte më cila është e vërteta rreth tij.

Dicka ishte ndryshe

– Prindërit adoptues të Steve i kishin bërë me dije që në moshë të re, se ai nuk ishte fëmija i tyre biologjik dhe se atë e kishin adoptuar. Pavarsishtë kësaj, Steve e ndjente veten si pjesë të familjes. Por pas gjithë kësaj, thellë brenda tij, ai ndjente se dicka është ndryshe.

Gjëja dhe pyetja më interesante që Steve i bënte vetës në atë kohë ishte, ‘Nuk e di se pse babai dhe nëna ime më kanë adoptuar kur kishin shumë fëmijë biologjik’. Steve thot se duhet ta dija se një sekret fshihej nga unë.

Kaluan shumë vite dhe Steve ishte i lumtur deri në ditën që bëhej gati të përfundonte shkollën e mesme, kështu priste dhe ceremoninë përmbyllëse të shkollës.

Një natë para ceremonisë, dy shok të Steve shkuan në shtëpinë e tij. Sipas tyre, ishte koha e duhur që ai të kuptonte kush ishte nëna e tij biologjike.

Steve në një intervistë tregoi si ndodhi ngjarja: “Dy shokët e mi, Alan dhe Vance erdhen në dhomën time. Të dy ishin të stresuar dhe mbyllën derën porsa hyn brenda dhomës time. Njëzëri thanë “Duhet të të tregojmë dicka”. Mbeta i shtangur dhe mendoja se ishte ndonjë gjë interesante që kishte ndodhur në shkollë. Por jo, ata shpejtë më ndërpritën dhe thanë: “Ne e dimë kush është nëna jote biologjike dhe është koha që ti ta kuptosh”. Unë mbeta i habitur dhe nuk e dija se si ata e kishin zbuluar. Nuk pati shumë fjalë dhe më thanë që gjëja më interesante është që nëna jote biologjike ka qenë në shtëpinë e tij gjatë gjithë kohës.”

“Kur ata i thanë këto fjalë unë mendova që po bëjnë një shaka dhe nuk doja ta vazhdoja atë bised”. Nuk kaloi shumë kohë dhe njëri nga ta tha, “Nëna jote e vërtetë është motra jote më e madhe, Joanie”.

Steve tha se mbeti i shokuar nga ajo që shokët e tij i treguan dhe vendosi që ta mbajë sekret dhe mos ti tregoj familjes së tij se ai e di të vërtetën.

“Vazhdova me jetën e përditshme, shkova në ceremoninë e diplomimit, shkova në mbrëmjet që organizonte shkolla. Pas një muaji e gjysëm nuk mund të duroja më dhe shkova të flas me nënën, që tani e dinte se e kishte gjyshte biologjike.” – Steve.

“Unë e di të vërtetën tani, por dua që ju të më tregoni saktë se si ndodhi dhe kush është babai im”. Në fillim, sipas Steve, gjyshja e tij refuzonte të pranonte se ajo cfarë unë dija është e vërtetë. Por, babai, tani gjyshi i Steve, nuk u durua dhe i tregoi gjithë historinë.”

Aty Steve mësoi se nëna e tij e vërtetë është ajo të cilën ai e kishte shikuar si motrën më të madhe gjithë jetën. Motra e tij në adoleshencën e saj, kishte ikur nga familja dhe rrethi i saj katolik dhe kishte shkuar në Los Angeles. Aty ishte takuar me babain e Steve dhe kishte mbetur shtatëzënë.

Ai tani e dinte sekretin të cilin i gjithë rrethi i tij dhe shokët e tij e kishin ditur gjithë jetën dhe vazhdoi jetën. Steve pasi kuptoi gjithë historinë që i ishte fshehur gjatë jetës së tij, u konfrontua me babain dhe gjyshin e tij. Steve thotë se është ndjerë i mashtruar dhe kurrë nuk do të mund të ishte lidhja me familjet e tij si më parë.

Steve u largua nga familja për 15 vite dhe nuk kishte më ndonjë lidhje me ata. Kjo ndryshoi pas 15 viteve, kur ai takoi një grua që i morri zemrën dhe do martohej me të. Ajo e shtyu drejt pajtimit me familjen dhe e shtyu të krijojë lidhje të reja me ata duke komunikuar.

Leave a Reply