Ja në cilin vit myslimanët do të kenë dy herë agjërim të Ramazanit

Ja në cilin vit myslimanët do të kenë dy herë agjërim të Ramazanit

Ja në cilin vit myslimanët do të kenë dy herë agjërim të Ramazanit

Ky nuk është ndonjë njoftim i ri nga një ministri qeveritare, është një nga rezultatet që vjen me përdorimin e dy kalendarëve të ndryshëm.

Bëhet fjalë për Muajin e Ramazanit, i cili para kohës së teleskopëve, u vëzhgua duke parë hënën e re me sy të lirë. Kjo pasi që Kalendari hënor dhe ciklet e hënës janë ato që diktojnë edhe se kur do të bjerë një ngjarje si Ramazani. Një pjesë e muajit hënor është se ajo lëviz përpara nga 10-11 ditë çdo vit. Dhe shkaku i kësaj, pritet që në vitin 2030, Ramazani do të bjerë sikurse në janar, po ashtu përsëri në dhjetor.

Kur shikoni kalendarin e Arabisë Saudite për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com, aty sqarohet se Ramazani ka të ngjarë të fillojë në 6 janar, i ndjekur nga Bajrami më 5 shkurt. Deri në fund të vitit, Ramazani pritet të bjerë përsëri në 26 dhjetor. Hassan Ahmed Al Hariri, shefi ekzekutiv i Dubai Astronomy Group, i tha Gulf News se vëzhgimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen, pasi kalendari hënor “ecën përpara” me 11 ditë çdo vit.

“Kalendari diellor dhe kalendari hënor drejtohen veçmas nga njëra-tjetri dhe janë të ndryshëm. Ai diellor është i fiksuar me diellin, ndërsa kalendari hënor është gjithmonë 11 ditë më i shkurtër. Kështu që të kesh dy Ramazane është një rezultat natyror i të pasurit dy kalendarë të ndryshëm”, ka thënë Al Hariri.

Leave a Reply