Ja fshatrat dhe qytetet në Kosovë që flenë mbi ar dhe argjend (HARTA)

Ja fshatrat dhe qytetet në Kosovë që flenë mbi ar dhe argjend (HARTA)

Ja fshatrat dhe qytetet në Kosovë që flenë mbi ar dhe argjend (HARTA)

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës. Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plu mbit dhe zinkut.Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Leave a Reply