Infe ktohet nga koronavirusi kryeministri i shtetit me emrin e ngjashëm me Shqipërinë, së bashku me familjen e tij

Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, ku pothuajse çdo ditë janë rapotuar raste se edhe lider e udhëheqës në mbarë botën janë inf ektuar nga ky virus vd ekjeprurës.

Së fundmi mediat e huaja kan raportuar se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

“Fat keqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive.”- ka njoftuar Pashinian përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kryeministri 45-vjeçar jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.Pashinian tha se nuk ka simptoma, por ai ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Më tej ai shtoi se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë dhe udhëheqë vendin nga karantina.

Deri më tani Armenia ka shënuar të paktën 9.400 raste pacientëve të infe ktuar me Covid-19 dhe 139 vi ktima.

Burimi: outlookindia

Leave a Reply