Ilaçi çudibërës i natyrës gjendet edhe në Shqipëri/ Zjeheni këtë lule që e gjen në çdo shtëpi shqiptari dhe bëjeni çaj, do t’ua pastrojë mushkëritë brenda ditës

Ilaçi çudibërës i natyrës gjendet edhe në Shqipëri/ Zjeheni këtë lule që e gjen në çdo shtëpi shqiptari dhe bëjeni çaj,

Ilaçi çudibërës i natyrës gjendet edhe në Shqipëri/ Zjeheni këtë lule që e gjen në çdo shtëpi shqiptari dhe bëjeni çaj,

Mëllaga është bimë e cila në mjekësinë popullore përdoret nga lashtësia. Kryesisht rritet deri në 80 cm në lartësi dhe ka fletët në formë të rrumbullakët, të zemrës apo të veshkave.
Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse prej saj përftohet një pije me 1 mijë virtyte.
Ata që preferojnë që të pinë çajra bimorë, me siguri do ta kenë hasur shpesh mëllagën si një nga përbërësit më të suksesshëm kundër shenjave të bronkitit dhe të të ftohurit, në pijen e nxehtë.

Kjo lule në dukje e parëndësishme, kur krahasohet me shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin, ka të njëjtin super-rol.

Përfitimet kryesore nga mëllaga

Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet). Kjo lule është i njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.

Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës. Çaji me mëllagë është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.

Çajin e mëllagës e gjejmë shpesh të pranishëm në “çajin e mbrëmjes”: mes superfuqive të mëllagës nuk mund të mohohen vetitë qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare te femrat , të cilat janë shumë të bezdisura.

Leave a Reply