Ia doli! Ky është shteti i parë në Evropë që mposht Koronavirusin

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic ka lajmëruar gjatë një konference këtë të Hënë, se vendi e ka mposhtur Koronavirusin. Ai deklaroi se Mali i Zi është vendi i parë në Evropë që ka arritur të fitojë këtë betejë.

Lajmi është bërë i ditur dhe në një postim në Twitter nga kryeministri, ku shkruhet: “Mali i Zi është vendi i parë në Evropë që e mposht Koronavirusin. Kjo fitore nuk erdhi vetvetiu. Strategjia jonë është të jemi gjithmonë një hap përpara.”

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë shënuar 324 persona të infektuar dhe 9 viktima. Sot numri i rasteve aktive është 0, nuk ka raste apo viktima të reja.

Leave a Reply