I treti i vërteti/ Ndjekësi i bën komentin legjendar Rudina Dembacajt: Ja si përgjigjet ajo

I treti i vërteti/ Ndjekësi i bën komentin legjendar Rudina Dembacajt: Ja si përgjigjet ajo

I treti i vërteti/ Ndjekësi i bën komentin legjendar Rudina Dembacajt: Ja si përgjigjet ajo

Shumë ndjekës e kanë kritikuar për vendimin e marrë, për shkak se moderatorja ka dhe një vajzë me ish-burrin, megjithatë ajo i ka hedhur pas krahëve të gjithë komentet dhe duket mjaft e lumtur në krahët e Frrokut.
Vetëm tre ditë më parë, ajo mori propozimin e ëndrrave nga ish-deputeti, i cili i kërkoi të martoheshin bashkë në Kapadokya të Turqisë.

Padyshim që përgjigja e Rudina Dembacajt ishte “Po” dhe ky ishte një moment i paharruar për të.

Moderatorja bëri publik lajmin me anë të një postimi në Instagram, teksa ndau me ndjekësit foto nga momenti i propozimit.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizojë dhe të më bëjë kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤️ P.S. I thashë PO! 22/09/2020”– shkroi ajo.

Rudina Dembacaj mori komente të shumta nga ndjekësit ku disa prej tyre i uronin “jetë të lumtur” përkrah ish-deputetit, ndërsa të tjerë i kujtuan marrëdhëniet e mëparshme të dështuara. Dhe sigurisht që moderatorja nuk i ka kursyer përgjigjet ndaj këtyre komenteve.

“Kështu i the edhe atij të parit 🤣🤣🤣 “– shkroi një prej ndjekësve.

“Nuk e mbaj mend”- iu kthye Dembacaj.

“3 PO për 30 vite jete. Unë 30 vjeçe akoma s’di të programoj lavatriçen, ti programove 3 burra 👌🤝👍👏”– i komentoi një tjetër.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj: “Hahahahaha ❤️❤️ do programosh çfarë të duash.”

“I treti i vërteti 😂”– shkroi një ndjekës dhe ajo iu kthye “Po”, duke treguar që Mark Frroku do jetë i fundit për të.

Mes komentuesve kishte edhe nga ata që i kujtuan se ajo është nënë e një vajze dhe ndërrimi i partnerëve është shembull i keq për të, megjithatë Rudina Dembacaj nuk ia ka përtuar me përgjigjen.

“A do ju kapë viti bashkë? Lum Viki që ju ka, do marrë shembull tek mami dhe ajo 🤣😥😥”– i komentoi ndjekësja.

“Ta ruajt Zoti këtë bebin Motër. Për të tjerat kujdesem unë,”– iu kthye moderatorja.

Leave a Reply