I kanë vjedhur tetë herë shtëpinë, pronari 72 vjeçar ka një mesazh për hajdutët

I kanë vjedhur tetë herë shtëpinë, pronari 72 vjeçar ka një mesazh për hajdutët

I kanë vjedhur tetë herë shtëpinë, pronari 72 vjeçar ka një mesazh për hajdutët

Qysh nga viti 2012, i është thyer banesa tetë here. Pronari prtendon se nuk i kanë lënë gjë pa vjedhur, që nga mobilet e deri te stolitë e arit. Thotë se është zhgënjyer me policinë.

Veli Beqiraj (72) nga Matiçani i Prishtinës thotë se është lodhur nga hajnat që po ia plaçkisin shtëpinë. Madje hera e fundit ndodhi natën e së premtës. “Një krismë degjova dhe më pas rrapëllimën shkallëve. Ka ardh te dyert e hyrjes brenda katit përdhesë. Sapo më ka pa është rikthy në të njejtën rrugë që erdhi”, thotë Bqiraj për televizionin publik.

Deri më tash thotë se është dëmtuar në vlerën e rreth 50 mijë eurove. “Prej 40 mijë deri në 45 mijë jam i sigurt”, thotë ai. Është i zhgënjyer me policinë. Por pavarësisht kësaj sërish i ai ka njoftuar ata edhe për vjedhjen e fudnit për të tetën herë me radhë. Policia, sipas procedurave të zakonshme del në vendin e ngjarjes dhe nis hetimet, e rezultatet e tyre Veliu nuk I ka parë kurrë. Në krejt këtë situatë 72 vj eçari ka edhe një lutje për hajdutët serialë .

“Unë jam në gjendje me ua falë me kushtin mos me m’ndodh mo, mos të më vjedhin ma në shtepi”, tha ai.Veli Beqiraj ka 16 vjet që me familje jeton në Belgjikë, ndërsa gjatë verës kohën e kalon në Kosovë

Leave a Reply