I fundit/ Greqia i jep fund bllokadës me Shqipërinë, çfarë duhet të dini para udhëtimi

Greqia prej kohësh “mbante peng” shqiptarët, sidomos ata që dëshironin të punonin gjatë sezoneve të ndryshme në bujqësi apo blektori, duke mos lejuar kalimin në pika kufitare.

Njoftimi i fundit nga ambasada tha se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të Covid-19 për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, deri në datën 7 qershor.

Mirëpo bllokadës i ka ardhur fundi, pasi Greqia bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që heq kufizimet në të gjithë pikat kufitare dhe fluturimet me Shqipërinë.

Kushti do të jetë që të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar duhet të kryejnë testin PCR. Hapja e kufirit dhe lëvizja e lirë mes Greqisë dhe Shqipërisë do të kryhet pas 7 qershorit, datë kur hiqen të gjitha kufizimet në vendin fqinj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!