I bllokuan 400 mijë $, kush është vëllai i biznesmenit të ndërtimit që do i priste në Australi

Policia e kryeqytetit me urdhër të Prokurorisë bllokoi sot shumën prej 400 mijë dollarësh në llogarinë e biznesmenit Aleksandër Gavoci. Kjo shumë e padeklaruar nga administratori i biznesit “Shkodra Beton” u vendos në sekuestro preventive në momentin kur Gavoci po tentonte t’i transferonte në Australi në emër të vëllait të tij Ilir Gavoci.  BIRN shkruan se Aleksandër Gavoçi është një biznesmen në fushën e ndërtimit me xhiro vjetore prej miliona eurosh

Kush eshte Ilir Gavoci? Vëllait të biznesmenit, i cili akuzohet se ka kryer një krim 15 vite më parë në Tiranë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2005 ku Gavoci dyshohet se ekzekutoi 4 persona në një tavernë, e cila ndodhej në pronësi të tij.

Në vitin 2007, Ilir Gavoci u dënua me 5 vjet burgim për këtë ngjarje, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga Policia.

Në vitin 2012, Prokuroria e Tiranës kërkoi shuarjen e vendimit të dënimit, për shkak se ai nuk u arrestua për 5 vjet.

Kjo kërkesë u pranua nga gjykata dhe Ilir Gavoci iu rikthye jetës si qytetar i lirë.

Aktualisht mesaduket jeton në Australi ku dhe i vëllai ka dashur të transferojë 400 mijë dollarët të cilat nuk i kishte deklaruar. Aleksandër Gavoci tashmë akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.ORANEWS

Leave a Reply