Historia rrëqethëse e Mirushit/ Elvis Naçi merr përsipër rastin, thirrje shqiptarëve: Të shpëtojmë një jetë së bashku

Një i ri nga Tirana ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Mirush Baholli, i cili duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në tru jashtë vendit sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ndërhyrja nuk bëhet menjëherë, ai rrezikon të humbasë jetën.

I riu punonte më parë si roje sigurie te Kryegjyshata Botërore në Tiranë, por prej dy vitesh ai nuk mund të flasë e as nuk mund të lëvizë normalisht.

Në 15 nëntor të vitit 2018 ai pëson një tjetër krizë epilepsie, e cila ishte e dyta për të pasi të parën e kishte kaluar vetëm një herë në moshën 4-vjeçare. Nëna e tij ka rrëfyer mes lotësh se ai ka qëndruar 21 ditë në gjendje kome, duke mos bërë asnjë reagim.

Apeli i tij është marrë përsipër nga Elvis Naçi, i cili u ka bërë thirrje urgjente shqiptarëve që të ndihmojnë djalin në lule të jetës e të bëjnë të mundur ndërhyrjen e specializuar, e cila kushton 30 mijë euro.

https://www.facebook.com/ElvisNaci/posts/3003126549771340

Leave a Reply