Historia e mamisë e cila ndihmoi me qindra gra të lindin (VIDEO)

Igballe Ahmeti për 35 vite me radhë ka ndihmuar me qindra gra të lindin teksa punonte si mami, shkruan OnAir.

Ajo ka një lidhje mjaft të veçantë me profesionin e saj. Për “RTV Dukagjini” ajo tregon se e zgjodhi këtë profesion teksa pa se sa të vështirë e pati mamaja e saj të lindte në shtëpi dhe komplikacionet që pati.

Që prej atij momenti, Igballe gjithnjë e ka dashur profesionin e saj. Ndonëse ka pasur një periudhë mjaft të vështirë gjatë luftës, kjo gjë nuk e ndali atë. Ajo ende sot e kësaj dite, ndonëse ka dalë në pension, ruan kujtimet më të dashura nga puna nëpërmjet albumeve të mbushura me fotografi të shumta.

Historinë e plotë të kësaj gruaje mund ta ndiqni në videon më poshtë:

error: Alert: Content is protected !!